Shërbimi i rimorkimit për anijet në hyrje dhe dalje në port.

Ndihma dhe shërbimet e shpëtimit, për anijet brenda dhe jashtë ujërave territoriale të një vendi.

Transportimi i ekuipazhit të anijeve, udhëtarëve nga rada në port dhe anasjelltas.

Marja e praktikave të anijeve në mbërritje(rade), transportimi i grupit të praktikës(autoritete portuale).

Kryerja e shërbimeve brënda akuariumit të portit.

Transporti i peshës së rëndë deri në 1000 ton, në det dhe në port.

Gërmimi (thellimi), mirëmbajtja e kanaleve hyrëse akuariumeve, kalatave të porteve detare.

Furnizimi me ujë të ëmbël të anijeve shqipëtare e të huaja sipas kërkesave të tyre.

Kryerja e shërbimit të emergjencës detare të best company term operacioneve të kërkim-shpëtimit në det, të luftës kundër zjarrit dhe ndotjes ambjentale, në të gjitha mjediset detare sipas ligjeve dhe konventave kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Kompania jonë vepron në përputhje të plotë me rregullat dhe udhëzimet e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Detare dhe autoritetet e tjera të shtetit shqiptar.

Aktualisht, për arritjen e objektivave tona me efikasitet, kompania mban kontakt të rregullt me mbi 60 agjenci detare, të stacionuara në të gjitha portet e Shqipërisë.